AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL REZULTATET E SHITJEVE PËRMES LIKUIDIM Nr. 49

Share Messenger

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot, më datën 21.08.2019, në ceremoninë e
hapjes së ofertave të shitjeve nr. 49 përmes metodës së likuidimit pranoi numrin prej 121
ofertave për 131 asete te shpallura për shitje. Vlera e tërësishme e ofertave më të larta arritishumën prej 8,073,467 euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në
mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të
Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është
bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë
Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org si dhe është transmetuar drejtpërdrejt edhe përmes
Agjencisë së Lajmeve www.kosovapress.com , duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe
për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.

Bashkangjitur (në atach) gjeni tabelën me ofertat e pranuara dhe çmimet e ofruara për secilin
aset të tenderuar në Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr.49.

Gjithashtu gjeni të bashkangjitura edhe disa fotografi nga ceremonia e mbajtur.

Rezultatet.

SHAL 49 FINALE ALB –

Share Messenger

Më të lexuarat