AKP: Bordi i drejtorëve miratoi listën e aseteve të Shitjes me Likuidim SHAL 51 dhe transkacionet e SHAL 49

Share Messenger

Prishtinë – Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të
rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të
likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendosi për miratim të listës së aseteve të paraqitura për
shitje në SHAL 51 e cila do të mbahet me 23 shtator 2019 si dhe miratoi transaksionet e SHAL
49.

Në këtë takim Bordi miratoi, pas shqyrtimit, raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave nëlistat e 20% të punëtorëve për 4 Ndërmarrje si dhe raportin e Komisionit të KPS-ve (Kërkesa përPërcaktimin e Statusit).

Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartjenë librat kadastral të pronës së Ndërmarrjes Shoqërore Auto Prishtina ne Prishtinë (PRN126),në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës, përshpronësim me numër07/90, të datës 19.02.2019 si dhe propozimin për ndryshim në Menaxhment dhe rritja e
masave kontrolluese tek NSH Sharrprodhimi.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit të PRN053 NSH MIM Golesh
(në likuidim) për aprovimin e rritjes së buxhetit për çështjen e arbitrazhit ndërmjet ish-blerësitdhe AKP-së.

Bordi miratoi edhe Draft Udhëzuesin për caktimin e kritereve lidhur me asetet specifike.

Share Messenger

Më të lexuarat