Albright: Nuk do harroj kurrë kohën kur kosovarët brohorisinin ‘Faleminderit USA’

Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar ish sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright me Urdhrin e Lirisë.

Me këtë rast mikja e Kosovës Ablright ka thënë se ka dëshirë të merr çmime por asgjë nuk e gëzon më shumë se të jetë pjesë e Kosovës.

Ajo ka thënë se ndjehet krenare për gjithçka që ka arritur Kosova deri tani, madje thotë se nuk do të harroj kurrë vitet e luftës kurë kosovarët brohorisnin ‘Faleminderit USA’.

“Jam krenare për gjithçka që keni bërë ju dhe ne për t’i arritur këto gjëra. Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, njerëz që brohorosnin ‘Faleminderit USA’. Mendoj që SHBA ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju. Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”, tha Albright.

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ajo do të mbetet gjithnjë heroi i popullit të Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat