Bahtiri paralajmëron zgjedhje nëse VV nuk e marrin Ministrin e Brendshme

Share Messenger

Nuk i ka bërë që prej se ka kaluar nga partia e Behgjet Pacollit tek ajo e liderit Albin Kurti, mirëpo anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, po flet në emër të kësaj partie.

Kërkesat e LDK’së për disa ministri që ka kërkuar e nga LVV janë të padiskutueshme, e kanë nxehur dhe nervozuar edhe Bahtirin.

Bahtiri ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të një qeverisjeje të përbashkët.

Ai ka thënë se VV-ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri.

Krej kjo sipas kryetari mitrovicas, po thotë se MPB’ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj.

Sipas Agim Bahtirit MPB-ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë në një intervistë të dhënë për Epoka e Re.

Kujtojmë se Agim Bahtiri aderoi në Vetëvendosje pak para zgjedhjeve, kështu duke zyrtarizuar kalimin e tij në këtë parti pasi i ndihmuan ta fiton komunën e Mitrovicës gjatë vitit 2017 ku ishte në garë me PDK’në.

Share Messenger

Më të lexuarat