Britania e Madhe dhe Amerika sërish fuqishëm në krah të Kosovës, s’lejojnë debat në OKB për aksionin në veri

Share Messenger

Sërish pritet të ketë përplasje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë në Nju Jork në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo, sipas mediave serbe, nëse në Këshillin e Sigurimit lejohet debati për ndërhyrjen, aksionin e Policisë së Kosovës në veri. Kjo mund të ndodh në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit që mbahet për Kosovën.

Burime të mediave serbe bëjnë të ditur se tashmë ka filluar lufta e grupeve lobuese që tema e aksionit në veri të jetë në rend dite më 10 qershor.

“Në mbledhjen e radhes të Këshillit të Sigurimit do të shqyrtohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut, por vende të caktuara, si Britania e Madhe dhe Amerika nuk dëshirojnë që në këtë mbledhje të diskutohet për aksionin e Policisë së Kosovës në veri”, thonë burimet.

“Rusia do të jetë propozues i kësaj teme, kurse Kina ka paralajmëruar se mund ta mbështesë këtë propozim”, thonë tutje burimet e mediave serbe.

Për mbledhjen e 10 qershorit ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili megjithatë ka thënë se kjo mbledhje nuk pritet të jep rezultat apo efekte konkrete

Share Messenger

Më të lexuarat