Danimarka merr tri pikë, Zvicra pa fat në fund

Share Messenger

Kombëtarja e Danimarkës ka shënuar një fitore të madhe kundër kombëtares së Zvicrës.

Danezët kanë triumfuar me rezultat minimal 1:0, në një përballje që deri në fund ishte e barabartë.

Këtë takim e vendosi Yusuff Poulsen, në minutën e 84’ të takimit, kur i vetëm përballë portierit ia doli të dërgonte topin në rrjetë.

Kjo fitore e vendos kombëtaren daneze në krye të grupit D, me 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve, aq sa ka edhe Irlanda.

Zvicra në anën tjetër mbetet me 8 pikë në pozitën e tretë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Kombëtarja helvetike kishte rastin që të shfrytëzonte gabimin e irlandezëve sot, por nuk ia doli në Danimarkë.

Share Messenger

Më të lexuarat