Dikur ndër më të kërkuarit, e pabesueshme ku ka rënë Mourinho!

Share Messenger

Pas një serie dështimesh si trajner te Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid, portugezi Jose Mourinho është kthyer në një trajner të padëshiruar.

Ai së fundi shprehu dëshirën për të vazhduar karrierën si trajner me fillim nga kjo verë, por tashmë jemi në javën e dytë të korrikut kur të gjitha ekipet e mëdha kanë kompletuar shtabet teknike, dhe për Mourinhon përveç ofertave nga Kina, raportohet se është kontaktuar nga Olympique Lyon, Benfica dhe Newcastle United, shkruan Periskopi.

Mourinho kishte shpresuar të kontaktohej nga ekipet e Serie A, duke thënë hapur se e donte atë ligë. Portugezi që e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, megjithatë nuk u kontaktua as nga Juventusi [që e mori Sarrin], as nga Interi [që e mori Antonio Conten] dhe as nga Milani [që e mori Marco Giampaolon].

Ish trajneri i Chelseat aktualisht është 56 vjeçar dhe shumë ekspertë të futbollit mendojnë se karrierës së tij i ka ardhur fundi duke qenë se taktikat defanzive po rezultojnë të pasuksesshme në futbollin evropian, me një rritje të hovshme të golave të shënuar dhe të lojës ofanzive.

Share Messenger

Më të lexuarat