Dolën zbuluar, pas këtij detaji Jonida dhe Romeo se mohojnë dot lidhjen

Share Messenger

Pak javë më parë në media u përhap me shpejtësi lajmi se Jonida Maliqi është në një lidhje me aktorin e humorit Romeo Veshaj. Çifti është parë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjatë pjesëmarrjes së Jonidës në Eurovizion, aktori i njohur ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të saj.

Mirëpo, të pyetur për këtë lidhje, Romeo i kontaktuar nga ‘Xing.al’ vendosi mos të përgjigjej ndërsa Jonida tha për ‘Iconstyle’: “Jeta ime personale dua të mbetet e tillë”.

Ndonëse nuk e pranojnë lidhje, Romeo pak ditë më parë publikoi një foto ku shihej së bashku me një femër në makinë, por ja kishte mbuluar fytyrën duke ngritur kështu aludimet se vajza në fjalë ishte Jonida.

Së fundmi, Jonida ka publikuar në profilin e saj një foto ku shihet e veshur me po të njëjtin kostum që mban edhe vajza përkrahë Romeos, duke vërtetuar kështu të gjitha aludimet e fansave dhe mediave.

Share Messenger

Më të lexuarat