E bija duket si nëna Cindy Crawford për ditëlindjen e 18-të

Share Messenger

Modelja, e cila ka lindur më 3 shtator, e ka festuar ditëlindjen të premten në një hotel në Manhattan ku e mori gjithë vëmendjen me një veshje nga lëkura.Gerber kishte zgjedhur të vishte një korset të zi nga marka e njohur Versace me detaje ngjyrë ari, një fund të shkurtër po ashtu të zi që kishte çarje të thellë dhe çizme të gjata deri në gju.Nuk mund të kalonte pa u vënë re se veshja e saj ishte pothuajse krejtësisht e njëjtë me atë që kishte veshur dikur nëna e saj – supermodelja e njohur Cindy Crawford në MTV Video Music Awards 1992.

Pas festës, Gerber duket se do të jetë shumë e zënë javëve në vijim. Ajo do të paraqitet në disa sfilata në Javën e Modës në New York.E bija e Cindy Crawford edhe më herët ka sfiluar për marka shumë të njohura të modës si Chanel, Marc Jacobs, Alexander Wang dhe Fendi.

Share Messenger

Më të lexuarat