Edi Rama flet për herë të parë pas padisë për shpifje që i ngriti Ramush Haradinajt

Share Messenger

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur për herë të parë rreth padisë për shpifje që i ka ngritur Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një përgjigje për një komentues në Facebook se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar masakrën e Reçakut, Rama shpreh keqardhje për ata që e mallkojnë.

Tutje Rama thotë se do vazhdojë të bëjë gjithçka për Kosovën dhe nuk do të tërhiqet përballë shpifësve.

Në fund, ai ka thënë se të gjithë ata që akuzojnë e bëjnë shpifje rreth tjetrit, duhet të marrin dënimin e merituar.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Rama në një padi prej 30 faqeve e ka akuzuar Haradinajn për shpifje.

Kjo pasi ky i fundi muaj më parë kishte deklaruar se Edi Rama bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucicin e Serbisë kanë marrë 10 miliardë euro për vete, për ndarjen e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat