Erdogan i reagon Amerikes dhe BE-së: Shikoni punët tuaj, mos u lodhni për Turqinë

39 Shares Share Messenger

Presidenti turk Erdogan akuzoi SHBA’në e BE’në për ndërhyrje në zgjedhjet e lokale të Turqisë.

Para gazetarëve Erdogan tha se “Amerika e Evropa po…ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë” dhe se “SHBA’të e BE’ja duhet ta dinë vendin e tyre” raporton AFP (Agence France Presse).

Në zgjedhjet lokale të dielën e kaluar partia e Erdoganit pësoi disfatë në zgjedhjet lokale në kryeqytetin Ankara, poashtu edhe në qytetin kryesor Stamboll, ku ka rinumërim të votave tani, e kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu ende udhëheq me 19 mijë vota.

Të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA’ve, Robert Palladino komentoi rezultatet “Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë themelore për të të gjitha demokracitë”, Palladino vazhdoi edhe me “kjo do të thotë që është e rëndësishme që rezultatet legjitime të zgjedhjeve duhen pranuar”.

Share Messenger

Më të lexuarat