Gjenerali i Iranit kërcënonë: Amerikën do ta hedhim tek shporta e mbeturinave, e Izraelin do ta zhdukim nga faqja e dheut

Share Messenger

Këshilltari për Mbrojtje i Liderit Suprem të Iranit, Khamenei, Gjeneral Hossein Dehghan, që ishte edhe ministër i mbrojtjes së qeverisë iraniane, i bëri këto deklarata gjatë intervistës në një televizion irakian

Gjenerali Dehghan ka thënë në intervistën në televizionin Al-Nujaba TV se “ amerikanët e dinë se bazat e tyre janë në rrezen e predhave tona, ushtria jonë mund ti shkatërrojë tërësisht bazat e tyre ushtarake. Trump ka dëshmuar edhe një herë se ai është vetëm agjent i interesave të administratës së tij, se lufta në këtë rajon nuk do të ishte shëtitje e thjeshtë, ata e kuptojnë se sa i fortë është Irani. Ata nuk janë të gatshëm për luftë, ata nuk do të arrijnë të mbledhin një koalicion ndërkombëtar, pasi nuk ka një rezolutë nga OKB’ja. Nuk ka konsensus ligjor global për këtë.”

Dehghan pasi vlerësoi amerikanët foli edhe për armikun tjetër të tyre, Izraelin, të cilët si rëndom i kërcënuan më egërsisht “Flakët e luftës menjëherë do të përfshinin Izraelin, ata e dinë se Irani do ti zhdukë tërësisht së ekzistuari në rast lufte. Mendimi im personal është se nuk do të ketë luftë, jo se nuk duan amerikanët por për shkak se e dinë se Irani është mjaft i fortë për të u përballur me ta. Irani do të korrte fitore të madhe, amerika do të përfundonte si mbeturinë e historisë. Më nuk do të kishte Izrael në tokat e Palestinës, do ta zhduknim nga faqja e dheut.”

Këto deklarata vijnë gjatë kohës kur marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA’ve janë përkeqësuar jashtëzakonisht pas rrëzimit të fluturakes amerikane mbi ngushticën e Hormuzit dhe sulmeve dhe fundosjes së mëhershme të anijeve ndërkombëtare në gjirin e Omanit. Irani konsiderohet si sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit në botë. Në Siri janë aktiv në mbështetje të regjimit të Assad, në Liban mbështesin paramilitarët e Hesbollah, po ashtu në rripin e Gazas në Palestinë. Në Irak janë hapur në mbështetje të paramilitarëve sektar shiitë, në Jemen mbështesin kryengritësit Houthi të cilët kanë nisur luftë civile atje dhe me 2015’në pushtuan kryeqytetin Saana e lufta ende po vazhdon.

Share Messenger

Më të lexuarat