Gjenerali i Iranit: Trump nuk ka guximin të sulmojë Iranin Islamik

Share Messenger

Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit ka thënë se as Amerika dhe asnjë vend tjetër nuk ka guximin të sulmojë territorin e Iranit, prandaj amerikanët duhet të tregojnë më shumë vëmendje në sjelljen e tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në një prononcim para gazetarëve, vuri në dukje rrëzimin e dronit spiunazh të Amerikës në ujërat e territorit të Iranit dhe shtoi: “Agresioni i dronit spiunazh të Amerikës në hapësirën mbi ujërat territorial të Iranit është shkelje e ligjeve ndërkombëtare”.

Gjeneral Haxhizade tha se një sistem kundërajror tërësisht i projektuar dhe prodhuar nga ekspertët vendor ka rrëzuar dronin spiunazh të Amerikës dhe shtoi: “Amerikanët nuk e mendonin se Irani do t’i japë përgjigje të prerë dhe atë ashpër atyre”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu kundërpërgjigj furishëm deklaratave të qeverisë iraniane lidhur me sanksionet e fundit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideroi deklaratat e presidentit Hasan Rouhani “shumë injorante dhe fyese” dhe shtoi se kjo tregon që ai nuk e kupton realitetin.

Presidenti amerikan nënvizoi se regjimi Iranian nuk kupton fjalën “mëshirë” dhe “vepra të mira”, por vetëm “pushtet” dhe “fuqi”. Trump rriti dozën e kërcënimeve ndaj Teheranit, duke folur për shfarosje në një status në Twitter. “Çdo sulm nga Irani ndaj çdo gjëje amerikane do t’i kundërpërgjigjemi me forcë dërrmuese. Në disa zona, forcë dërrmuese nënkupton zhdukjen”, ishte mesazhi kërcënues i presidentit amerikan.

Share Messenger

Më të lexuarat