Gjiganti anglez pas Vedat Muriqit

Share Messenger

Sulmuesi prizrenas po përjeton formë të lartë me skuadrën e Fenerbahces, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, aq sa u raportua se klubet se ka rënë në sy të klubit të Premier League, Tottenham. E tani sipas mediave turke edhe klubi i madh anglez po e vëzhgon nga afër.

Pas disa golave të shënuara në ndeshjet e para të Superligës së Turqisë, Muriqi ishte vendimtar edhe te Kosova. Muriqi shënoi një gol në fitoren 2-1 ndaj Republikës Çeke dhe dy asistime dhe një gol ndaj Kombëtares së Anglisë.

Sipas mediumit të njohur turk Fanatik, Muriqi u përcoll nga afër nga vëzhguesit e Unitedit në ndeshjen e zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit.

Ky medium raporton se ishte Kristo Kilibarda, ai i cili ndoqi nga afër Muriqin dhe dha raporte pozitive tek drejtuesit e Unitedit.

Nëse Muriqi vazhdon me super-formë, Djajtë e Kuq mund të bëjnë ofertë në afatin e janarit, por më shumë ka të ngjarë të tentojnë transferimin gjatë verës.

Mund të thuhet se ky transferim do t’i vlente klubit anglez pasi ka mangësi në repartin sulmues, e një lëndim i Anthony Martial e dëshmoi këtë javë më parë. Po ashtu edhe largimet e Sanchez dhe Lukaku drejt Italisë e kanë ulur fuqinë sulmuese ‘djajve të kuq’. Marcus Rashford ka mbetur i vetmi opsion i sulmit për klubin anglez, pa llogaritur të rinjtë e rezervistët.

Share Messenger

Më të lexuarat