Haradinaj për Veselin e Thaçin: U munduan të më thejnë

Share Messenger

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7, për dallim nga intervistat e mëparshme, ka folur më hapur për raportet e tij me Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

Haradinaj ka thënë për T7, se Kadri Veseli kishte pasur paqëndrueshmëri për Kosovën. Thotë që tregoi mungesë të stabilitetit sidomos në rastin e taksës. Sipas Haradinajt, në takime me ndërkombëtarët, kundërshtarë më të mëdhenj i konsideronte Thaçin e Veselin.

“I kam pasur në krah, s’kam pasur problem me palët e huaja, por me ta. Jo vetëm që janë tërheq, po janë mundu që Thaci e Veseli me m’thy edhe mu, me ma pamundësu me e mbajt qëndrimin në interes të Kosovës. Ua kam treguar vendin të gjithëve. Thaçi e Veseli nuk e kanë përfaqësuar mirë PDK’në. Kanë treguar lëkundje por ua kam treguar vendin” u shpreh Haradinaj.

Madje Haradinaj ka komentuar edhe kauzën për luftimin e korrupsionit, e cila po theksohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Sipas tij, është paradoksale që partia e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë në pushtet, të pretendojë diçka të tillë.

“Ka njëfarë dileme, sa është në rregull që subjekti politik që ka qenë përherë në pushtet, e që të paktën besohet se është shkaktar i shkallës së lartë të korrupsionit në vend, tani me i paraqit këto pikëpamje” tha Haradinaj.

Share Messenger

Më të lexuarat