Hazard thyen rekordin e James, Bale e Benzema, por shumë larg Ronaldos

Share Messenger

50 mijë tifozë i uruan mirëseardhje Eden Hazardit në Real Madrid, i cili tha para tyre “Faleminderit shumë, Hala Madrid!”.

Eden Hazard është prezantuar para mijëra tifozëve në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madrid.

U raportua se do të ketë mijëra tifozë dhe ashtu ishte, por jo sa për të thyer rekordin e Cristiano Ronaldos.

Sipas AS, në prezantimin e Eden Hazard ishin mbi 50 mijë tifozë, 25 mijë më pak se në vitin 2009 kur u prezantua Ronaldo.

Ai nuk e arriti as shifrën e tifozëve që kishte Kaka, 55 mijë, por ka lënë prapa James Rodriguezin, Karim Benzeman e Gareth Bale.

10 prezantimet me më së shumti tifozë:

 

1. Cristiano Ronaldo: 75,000 👑
2. Maradona: 65,000
3. ibrahimovic: 60,000
4. Neymar: 57,000
5. Kaka: 55,000
6. EDEN HAZARD & Fernando Torres 50,000
7. Carlos Tevez: 45,000
8. James: 36,000
9. David Villa: 35,000
10. Thierry Henry: 30,000
11. Karim Benzema 30,000
12: Gareth Bale 30,000

Share Messenger

Më të lexuarat