Hoxha nga Peja: Burka duhet të ndalohet sepse është adet arab

Share Messenger

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, thotë se burka duhet të ndalohet sepse është adet arab dhe se nuk është rit fetar.

Sipas hoxhës, nuk ka ajet kuranor apo hadith që urdhëron diçka të tillë.

Ky reagim i hoxhës erdhi pas lajmit që dëshmon se si një grua në Luginën e Preshevës po u ligjëron fëmijëve e veshur me burkë.

“Burka nuk është urdhër as kuranor dhe as fjalë e profetit Muhamed. Më shumë është adet arab që është futur në fe dhe tash po konsiderohet si rit fetar”, ka thënë hoxha Drilon Gashi për Express.

Ndërsa lidhur me rastin e mësueses që po iu ligjëron fëmijëve të moshës 6-9 vjeç, hoxha Drilon Gashi tha se kjo është e paarsyeshme pasi para fëmijëve nuk obligohet as shamia e lëre më burka.

“Veshja e burkës në klasë është më e arsyeshme me u ndalu. Kjo sepse nxënësi kur e sheh mësuesen me burkë, ai mund të frikësohet. Madje para fëmijëve nuk është e obliguar as shamia, e lëre më burka”, është shprehur hoxha Drilon Gashi.

Share Messenger

Më të lexuarat