Interi fiton përballjen me Dortmundin, Liverpool nuk e njeh Genk-in

Share Messenger

Interi ka fituar 2 me 0 përballjen me Dortmundin në xhiron e tretë të Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Lautaro Martinez realizoi golin e parë. Ai shënoi në minutën e 22-të. Epërsia u dyfishua në fund të ndeshjes nga Antonio Candreva.

Në të njëjtën xhiro në këtë grup, Barcelona fitoi ndaj Slavia Pragës për të mbajtur kryesimin në tabelë.

Barça fitoi me rezultat 1 me 2. Lionel Messi hapi ndeshjen në minutën e tretë duke realizuar për 0 me 1. Boril barazoi gjithçka në minutën e 50-të, shtatë minuta para se Olayinka të shënonte në portën e tij për t’ia siguruar Barçës fitoren.

Barcelona ka shtatë pikë në Grupin F dhe prin me tri pikë para Interit e Dortmundit. Slavia Praga është e fundit me 1 pikë.

Ne anen tjeter, Liverpool ka marrë edhe fitoren e dytë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur lehtësisht belgët e Genk me rezultat 1-4 në udhpëtim.

Fillimi i ndeshjes ishte për t’u mos u harruar për Liverpool, që pa veten në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, me golin e shënuar nga Alex Oxlade-Chamberlain.

Ishte mesfushori anglez, Oxlade-Chamberlain, që në minutën e 57′, dyfishoi epërsinë në 0-2.

Sadio Mane, në minutën e 77′ shënoi për 0-3, ndërsa Mohamed Salah në minutën e 87′ çoi epërsinë në 0-4.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Stephen Odey, në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 6 pikë, dhe renditet në vendin e dytë në grup E.

Share Messenger

Më të lexuarat