BE i jep një tjetër goditje të rëndë Serbisë

Share Messenger

Serbia ka marrë një tjetër vendim të rëndë nga Bashkimi Evropian (BE), për shtetin serb nuk do të hapet asnjë kapitull i vetëm deri në fund të Presidencës rumune të BE’së.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian të publikuar, Serbia kishte vetëm një hap pozitiv, ai ishte zhvillimi ekonomik i vendit, mirëpo si dukuri negative dhe që duhet përmirësime të mëdha nga ana e shtetit serb ishte liria e mediave.

Përpos lirisë së mediave, dukuri negative dhe shumë kritike në Serbi ishte edhe krimi i organizuar e korrupsioni.

Mediat në Kroaci shkruajnë se Serbia nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të bindur shtetet anëtare se mund të ecë përpara në negociatat e pranimit

Euractiv.jutarnji.hr shkruan se disa vende anëtare të BE’së kanë kërkuar që raporti i fundit mbi progresin e Serbisë, botuar nga Komisioni Evropian javën e shkuar, të lexohet me kujdes dhe pastaj do të jetë më e qartë pse negociatat nuk shkojnë sipas ritmit të dëshiruar.

Edhe pse normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një kusht kyç që Serbia duhet të përmbushë në procesin e pranimit, i cili përfshihet në Kapitullin 35, nuk ishte në këtë kohë arsyeja për mos hapjen e kapitujve të tjerë.

Share Messenger

Më të lexuarat