BE ka një thirrje për Albin Kurtin

Share Messenger

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje fituesit të zgjedhjeve dhe kryeministrit në ardhje, Albin Kurti, që Qeveria e re të formohet sa më shpejt dhe mos të ketë vonesa pa nevojë.

Janë bërë më shumë se një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet, por Kosova po vazhdon të jetë pa Qeveri të re, në krye të saj po vazhdon të jetë i dorëhequri Ramush Haradinaj.

Lëvizja Vetëvendosje ju janë prishur matematikat për formimin e Qeverisë dhe koalicionit vetëm me LDK’në pas një vendimi të PZAP’it, vendim ky që bëri që koalicioni Nisma-AKR-PD të futet në Kuvend. Nga ky vendim VV humbi tre deputetë, LDK 1 dhe kështu për të rënë në 57 numri i dy partive së bashku.

Por nga kjo vonesë është lodhur shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostollova, e cila ka bërë thirrje që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të formohen sa më parë, me qëllim që Kosova të përqendrohet në reformat e saj në të gjitha fushat.

Apostolova ka treguar kushtin kryesor Albin Kurtit, përfshirjen e ministrave serbë në Qeverinë e tij duhet të ndodhë, meqë një gjë e tillë është e përcaktuar me Kushtetutën e vendit.

“Qeveria dhe Kuvendi duhet të formohen sipas procedurave të brendshme, por ky proces nuk duhet të vonohet pa nevojë. Shpresojmë se formimi i Qeverisë do të ndodhë së shpejti, pasi Kosova duhet të përqendrohet në reformat strukturale, në mënyrë që ta përmirësojë jetën e popullit të saj”.

Ky kusht për Kurtin pas SHBA’së vjen edhe nga BE’ja, ku përfshirja e Listës Serbe në Qeveri duhet të ndodhë.

Share Messenger

Më të lexuarat