Kështu e nderon Përfaqësuesja e Kosovës Fadil Vokrrin nga Bullgaria

Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës po qëndron në Bullgari në prag të ndeshjes kualifikuese për EURO ndaj Bullgarisë, ku prej atje, kanë nderuar legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrrin, në një vjetorin e vdekjes së tij.

Përfaqësuesja e Kosovës ka publikuar një foto, në të cilen shihet i formuar numri dhe emri i Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri konsiderohet si më mëritori për formimin e kësaj skuadre, të cilët tani po shënojnë suksese të mëdha, e nuk dinë për humbje qe 13 ndeshje.

Kujtojmë, ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq mëngjesin e 9 qershorit 2018, si pasojë e një sulmi në zemër.

Share Messenger

Më të lexuarat