Kjo është një pikturë e rrallë e Bajram Currit (Foto)

Share Messenger

Kjo pikturë e rrallë, është punuar nga artisti Guri Madhi në vitin 1953, dhe pak kush e ka parë. Në të paraqitet ngujimi i Bajram Curit në shpellën e Dragobisë, para vrasjes së tij nga autoritetet e Ahmet Zogut.

 

 

Curri, ishte një veprimtar politik i viteve të 20’ta i cili është vra nga forcat zogiste të udhëhequra  Ceno Beg Kryeziu më 1925. Politikisht ishte i afërt me Fan Stilian Nol’in dhe grupet e para majtiste të politikës shqiptare.

Spella e Dragobisë ndodhet në lartësinë 1200 metra mbidetare, pranë fshatit Dragobi të Komunës Margegaj në Rrethin e Tropojës.

Njihet edhe me emrin Shpella e Bajram Currit, pasi aty është strehuar ai kur ndiqej nga Autoritetet e Ahmet Zogut. Ndodhet në fundin e një rrëpire shkëmbore dhe ka më shumë formën e një guve karstike me gjatësi rreth 8 m, gjerësi 4 m dhe lartësi 2 deri në 4 m.

Share Messenger

Më të lexuarat