Kjo është nota e “çmendur” e Vedat Muriqit pas dy golave dhe paraqitjes fenomenale ndaj Genclerbirlig’it

Share Messenger

Vazhdon të obsesionojë me formën e tij të shkëlqyeshme.Futbollisti kosovar i skuadrës nga “Şükrü Saracoğlu Stadium”, Vedat Muriqi, ka qenë figura kyçe e takimit të sotëm mes Fenerbahces dhe ish-skuadrës së pzrizrenasit, Genclebirligi.Sulmuesi i kombëtares “verdhë e kaltër” fillimisht barazoi shifrat në minutën e 24’të, para se pak para përfundimit të pjesës së parë ta dërgojë Fenerin në epërsi të dyfishtë, 3-1 dhe kështu t’i sigurojë pushim më të qetë midis dy pjesëve. Në fraksionin e dytë, vendasit shtuan dy gola të tjerë, derisa mysafirët vetëm një sosh, për t’i regjistruar shifrat përfundimtare, 5-2.

Pas duelit, sajti i statistikave në futboll ka dalë me notat e futbollistëve, e siç edhe mund ta shihni më poshtë, Muriqi është vlerësuar me notën 9.1, e kuptohet, padyshim se u zgjodh njeriu i ndeshjes.

Share Messenger

Më të lexuarat