Konjufca thoshte: Vjosa ti je ideale për kryeparlamentare

Share Messenger

Ndonëse sot postin e Kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca i VV’së po e mban me shumë krenari, dikur ai thoshte se në Kosovë bëhet mirë kur këtë pozitë e mbanë Vjosa Osmani e LDK’së.

Kjo dëshmohet edhe nga një deklaratë që e kishte dhënë kohë më parë në Pressing, ku thoshte se mbështetja më e madhe e Albin Kurtit si Kryeministër, do të ishte Vjosa Osmani si kryeparlamentare.

“Unë mendoj që ka me u bo mirë për Kosovën kur Kurti është kryeministër, dhe këtë e kontrollon Vjosa Osmani si kryeparlamentare”, kishte thënë Konjufca.
Tutje, ai kishte shtuar se një gjë të tillë ia kishte thënë edhe vet Osmanit.

“Mu nuk më ka ardhë marre me ua thanë kolegëve të mij nga të dy partitë, VV dhe LDK, dhe unë i kam thanë edhe Vjosës, ‘Vjosë ti je ideale për kryetare të parlamentit’”, kishte thënë ai.

Kujtojmë se Glauk Konjufca u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive që u mbajtë më 26 dhjetor, duke marrë rreth 75 vota.

Share Messenger

Më të lexuarat