Kosova së bashku me Anglinë, Brazilin e Gjermaninë: 10 skuadrat më atraktive në botë

Share Messenger

Sukseset dhe ndeshjet tejet të bukura të Kosovës tashmë po marrin jehonë në të gjithë botën, në të gjitha mediat e mëdha botërore.

Së fundmi edhe mediumi i njohur me bazë në San Francisco ‘Bleacher Report’ e ka futur Kosovën në mesin e 10 përfaqësuesve më atraktive në botë për t’i shikuar.

Ky medium e rendit Kosovën të nëntën në këtë listë, teksa shkrimin e nis me historinë e Kosovës, pranimin në FIFA, rezultatet fillimisht të dobëta e më pas edhe ‘shpërthimin’ e ‘Dardanëve’.

“Vetëm një kundërshtar i kalibrit të Anglisë arriti t’i japë fund serisë prej 15 ndeshjeve pa humbje, pasi Kosova muajin e shkuar u mposht 5:3. Milot Rashica e Bersant Celina janë mesfushorët kreativë që e përkrahin sulmuesin Vedat Muriqi. Nëse në tri ndeshjet e ardhshme merr rezultate të mira, duke nisur nga Mali i Zi, atëherë Kosova është në rrugë të mbarë për ta siguruar kualifikimin për evropianin e vitit të ardhshëm. Nëse do të arrihet një gjë e tillë, atëherë do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm” – shkruan tutje ‘Bleacher Report’.

Algjeria, Venezuela, Senegali, Brazili, Anglia, Meksika, Italia, Gjermania dhe Holanda janë ekipet tjera të rënditura në këtë listë.

Share Messenger

Më të lexuarat