Krahasimi i Kadri Veselit me Pablo Escobar – Reagon PDK

Share Messenger

Avni Btyçi, këshilltar i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka reaguar sot ashpër ndaj zyrtarit të Vetëvendosjes, Yll Rugova, i cili në rrjete sociale ka publikuar një fotografi të famkeqit Pablo Escobar i rrethuar me anëtarë të bandës së tij me rroba të futbollistëve duke e krahasuar atë me fotografinë e liderit të PDK-së, Kadri Veseli bashkë me lojëtarët e Kombëtares së Kosovës.

Bytyçi e ka cilësuar veprimin e Yll Rugovës të Vetevëndosjes të neveritshëm dhe në nivel të rrugaçëve. “Nuk pritet ndryshe nga një formacion para-politik që e mohon shtetin, e djeg atë dhe në fund përbuz Kombëtaren e saj deri në ditën kur për një grusht vota Duce i tyre, Albin Kurti, pafytyrësisht përshëndet suksesin e tyre”, ka shkruar Byçi në profilin e tij në Instagram.

Reagimi i plotë i Avni Bytyçit: Yll Rugova e paska postuar një fotografi të Kadri Veselit me Kombëtaren e Kosovës, duke ia bashkuar asaj një foto të Pablo Escobar – i cili, prapa vetes ka anëtarë të narko-mafisë të veshur me fanella futbolli. Pra, Ylli me Vetëvendosjen e krahasojnë Pablo Escobarin me Kadri Veselin dhe anëtarët e ekipit të Kombëtares së Kosovës. E neveritshme. Dhe në nivel të rrugaçëve. Nuk pritet ndryshe nga një formacion para-politik që e mohon shtetin, e djeg atë dhe në fund përbuz Kombëtaren e saj deri në ditën kur për një grusht vota Duce i tyre, Albin Kurti, pafytyrësisht përshëndet suksesin e tyre.

Thuhet se karakteri i njeriut përcaktohet nga metodat që ai përdor për ta arritur qëllimin. Këto parime vlejnë edhe në politikë, në këtë rast edhe për formacionin para-politik të partisë Vetëvendosje. Pra, paradite të linçojnë, të fyejnë dhe të sulmojnë me bomba molotovi, pasdite Duce-Albini të nderon me titullin profesor. Paradite të quajnë koalicion i shpresës, pasdite pyesin ku është aktivisti i tyre i ndjerë? E keni dekonspiruar veten. Nuk keni platformë politike. Nuk keni ofertë për Kosovën. Dhe, tash po mundoheni që me shpifje dhe etiketime ta ulni nivelin e këtyre zgjedhjeve. Ne refuzojmë të biem në nivelin tuaj. Sepse, ne besojmë në këtë shtet.

Sepse, ne ndërtojmë të ardhmen e këtij vendi me një vizion të qartë. Sepse, ne angazhohemi për qytetarin dhe shtetin e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat