Kryeministri s’shkoi me aeroplan special në Berlin, por me aeroplan nga Mareci

Share Messenger

Udhëtimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për në Berlin, është paraqitur me mjaft pompozitet nga mediat.

Madje, kishte media që aeroplanin me të cilin ka udhëtuar Haradinaj, e prezantuan si një ‘aeroplan special’, por pa u sqaruar se cila ishte natyra ‘speciale’ e këtij aeroplani.

Në fakt, publikimet në media, u prezantuan pa ndonjë sqarim rreth ‘aeroplanit spedial’ e që reflekonte sikur ndoshta Gjermania i ka dërguar aeroplan kryeministrit.

Periskopi merr vesh nga burime të afërta me delegacinonin që po shoqëron kryeministrin në Berlin, se aeroplani me të vërtetë është special nga Mareci, pra i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli.

Megjithëse ngjyrat e aeroplanit ‘special’ nuk duken si ato të aeroplanit me të cilin jemi mësuar ta shohim Pacollin duke bërë poza para tij, ky aeroplan është zëvendësim i aeroplanit me të cilin zakonisht udhëton Pacolli, pasiqë atë aeroplan, ministri i jashtëm e ka në riparim.

Share Messenger

Më të lexuarat