Kurti për Baton Haxhiun: Është një nga njerzit më të urryer në Kosovë

Share Messenger

Lideri i VV, i cili fitoi Zgjedhjet 2019 në Kosovë, Albin Kurti në disa deklarata me gazetarët, ka folur për drejtorin e Klan Kosova Baton Haxhiun, ku ka hedhur kritikat të forta ndaj tij.

Midis të tjerave në lidhje me qendrimet e Edi Ramës, Albin Kurti thotë se nuk mendon se kryeministri i Shqipërisë të jetë pro ndarjes të Kosovës por se “Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur në Kosovë miq dhe bashkëpunëtorë të papërshtatshëm, që shohin interesat e tyre dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës.

Baton Haxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror të Serbisë i cili i ka formuar edhe Tigrat e Arkanit, edhe Shkorpionët edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci Boesnje dhe në Kosovë. Ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe vazhdon të qendrojë shteti i Serbisë prapa tij”.

Ndiqeni videon:

Abin Kurti, fitues i zgjedhjeve ne Kosove. Ja deklarata e tij:

Gepostet von Engjell Musai am Montag, 7. Oktober 2019

Share Messenger

Më të lexuarat