Mafiozi më i madh shqiptar i Ballkanit u vra nga një serb (Video)

Share Messenger

Dilaver Bojku, 58 vjeç, i quajtur ndryshe Leka, mbreti i pakurorëzuar i prostitucionit në Ballkan, është vra me disa të shtëna në kokë të hënën rreth orës 17 në Strugë para restorantit të tij.


Vrasësi siç thonë mediet pasi që e ka sulmuar në kokë me armë ia ka thënë edhe disa fjalë, shkruan Nova Makedonia, transmeton gazetametro.net

Atij të hënën, më saktësisht rreth orës 16:40 i është afruar një djalë që kishte diku 30- 40 vite, me gjatësi prej 170 cmm, me koke kishte kapet të bardhë dhe syze të errëta, bluzë me krahë të shkurtë të zezë, pantallona të zeza të shkurta dhe sandale verore të cilat gjithashtu ishin të zeza.

Vrasësi ka nxjerrë revolverin “magnum”, ka hapur zjarr e ka qëlluar në kokë dhe ka filluar të ikë. Disa nga djemtë e restorantit janë munduar ta zënë dhe t’ia dorëzojnë policisë, mirëpo sulmuesi ka shtënë me armë zjarri drejt tyre, ka hipur në një motor me të cilin edhe kishte ardhur dhe ka ikur në drejtim të paditur.

Prej nga ai moment vrasësi është në ikje, ndërsa për rreth flitet se ky rast kishte të bëj me gjakmarrje.

Vrasësi pasi i ka qëlluar në kokë i ka thënë në gjuhën serbe “Tash je i pavlerë”

Bojku në spital është dërgua nga njerëzit e tij dhe janë parë te ai vrimat e plumbave dhe ai ka qenë në agoni, konkretisht në vdekje biologjike.

Share Messenger

Më të lexuarat