Messi metodë interesante për ta shpëtuar Dembelen

Share Messenger

Nuk është befasi se Barcelona ka formuar një ecuri të fitoreve që prej rikthimit të Lionel Messit nga lëndimi.

Gjiganti katalunas kishte vështirësi pa kapitenin gjatë javëve hapëse të sesonit dhe Ernesto Valverde, kryetrajneri i skuadrës, ishte nën presion serioz pas një serie të rezultateve pozitive, raporton Periskopi.

Por rikthimi i Messit në aksion pas dëmtimit ia ka mundësuar blaugranëve një ecuri prej katër fitoreve rresht, që filloi me një fitore 2-1 kundër Villarrealit muajin e kaluar.

Barça të dielën demoloi Sevillan 4-0 në “Camp Nou”, me Messin që shënoi golin e tij të parë të sezonit kundër skuadrës andaluziane.

FC Barcelona v Sevilla FC – La Liga

Ousmane Dembele në këtë përballje u përjashtua me të kuq disa minuta para përfundimit të ndeshjes.

22-vjeçari mori kartonin e dytë të verdhë pasi kritikoi gjyqtarin, Antonio Mateu.

Mateu në raportin pas ndeshjes tha se u detyrua ta përjashtonte Dembelen pasi lojtari iu drejtua atij me fjalët: “Shumë keq, je shumë i keq.”

Por Messi kërkoi nga Mateu të mos e përjashtonte sepse bashkëlojtari i tij nuk e di mirë gjuhën spanjolle.

Oh Messi…

“Cuatro” raporton se pesë herë “Topi i Artë” i tha Mateut: “Ai nuk mund të flas spanjisht.”

Shikoni më poshtë.

Share Messenger

Më të lexuarat