“Messi nuk largohet nga Barca për Man Cityn dhe Juventusin”

Share Messenger

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është bërë pjesë e shumë spekulimeve që lidhen me të ardhmen e tij, pas zënkës që pati me drejtorin sportiv, Eric Abidal.

Mes këtyre spekulimeve, është folur shumë se Messi mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, me disa skuadra të interesuara për të.

“Unë nuk jam duke u marrë me spekulimet rreth largimit potencial të Lionel Messit nga Barcelona”, ka deklaruar Rivaldo, përcjell lajmi.net.

“Sinqerisht, mendoj se ai do të përfundojë karrierën në ‘Camp Nou’. Ai ka qenë njëri nga ne që nga mosha 14 vjeçare. Ai ka një dashuri të madhe për klubin dhe klubi për të, kështu që nuk mendoj se do të përfundojë duke u larguar”.

“Unë e shoh atë si lojtar të një klubi, si Francesco Totti në Romë dhe Rogeiro Ceni në Sao Paulo”.

Share Messenger

Më të lexuarat