Milot Rashica herroi i ndeshjes flet pas fitores historike

Share Messenger

Përfaqësuesja ka arritur që të fitojë përballë Bullgarisë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A e cila u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”, “Dardanët” fituan me rezultat 3:2 përballë Bullgarisë.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe mesfushori Milot Rashica, i cili ishte ndër më të mirët sonte.

“Edhe në këtë ndeshje patëm shumë raste. Goli në fund e bën fitoren më të ëmbël”, deklaroi Milot Rashica për Supersport, përcjell Zëri.info.

“Besoj që jemi pak të lodhur, por ia vlejti. Gjithçka kemi bërë për tifozët të cilët kanë çka të folin derisa të shkojnë në shtëpitë e veta”, shtoi Rashica.

Share Messenger

Më të lexuarat