Milot Rashica: Për Shqipërinë

Share Messenger

Rashica ka shënuar dy gola në fitoren e Werder kundër Wolfsburg. Ai i festoi golat duke bërë shqiponjën, në shenjë solidarizimi me viktimat që humbën jetën nga tërmeti ditë më parë në Shqipëri.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar dy gola në Bundesliga kundër Wolfsburgut të dielën, duke ia siguruar tri pikë Werder Bremenit.

Ai realizoi golin e epërsisë për 1-0 në minutën e 13-të dhe në fund, në minutën e 84’, golin e tri pikëve, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Rashica, i cili u vlerësua si më i miri i takimit me notën 8.5, i festoi golat duke bërë shqiponjën, në shenjë solidarizimi me viktimat që humbën jetën nga tërmeti ditë më parë në Shqipëri.

“Për Shqipërinë”, shkroi Miloti menjëherë pas ndeshjes në Instagram.

Share Messenger

Më të lexuarat