Musliu: Zgjedhjet në PDK ma kanë qu mallin si ato në Amerikë

Share Messenger

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ndërsa ka folur për zgjedhjet e brendshme në partinë e saj që sollën si kryetar Kadri Veselin ka thënë se ato ishin të njëjta si me ato në Amerikë.

“Zgjedhjet në PDK ma kanë qu mallin sikur zgjedhjet në Amerikë”, ka deklaruar Musliu në T7.

Ajo më tej tha zgjedhjet e brendshme në partinë e saj janë shembull për partitë tjera.

Lidhur me kritikat se procesi ka qenë jo demokratik pasi Veseli nuk ka pasur asnjë kundër-kandidat për pozitën e kryetarit, deputetja Musliu tha se në të gjitha nivelet në PDK ka pasur kundër-kandidatë.

Share Messenger

Më të lexuarat