Ndarja e vazove, projektohen grupe ‘ferri’ në ‘Euro 2020’

Share Messenger

Sonte (e martë) do të mësohet edhe emri i Kombëtares së 20’të që do të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Europian përmes kualifikimeve.

Deri më tani pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’ nga grupet e kanë siguruar: Austria, Belgjika, Kroacia, Republika e Çekisë, Danimarka, Anglia, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Rusia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Ukraina, ndërsa në muajin mars do të kemi edhe katër kombëtare tjera që do t’u bashkohen këtyre, për të përmbushur listën prej 24 shteteve.

Është përcaktuar në vija të përgjithshme edhe ndarja e skuadrave në vazot për shortin e finaleve të Euro 2020, por mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël në varësi të rezultateve të mbrëmjes.

Në vazon e parë janë të sigurta Italia, Belgjika, Anglia, Ukraina dhe Spanja, që i mbyllën kualifikueset si të parat në grupet respektive, ndërsa pritet të mësohet se cili do të jetë emri i fundit në këtë grup, Gjermania apo Holanda. Për të qenë e sigurt, Gjermanisë i duhet fitorja me Irlandën e Veriut, ndryshe vendin ia merr Franca, transmeton ‘SS’.

Në vazon e dytë janë Franca (ose Gjermania) Zvicra, Kroacia, Kroacia, Polonia dhe me shumë mundësi Holanda dhe Austria.

Në vazon e tretë, Rusia, Portugalia, Turqia, Danimarka, Suedia dhe Republika Çeke.

Në vazon e katërt, një mes Hungarisë, Uellsit dhe Sllovakisë, Finlanda dhe katër përfaqësueset që vijnë nga Liga e Kombeve.

Pra, është e kuptueshme që kur të hidhet shorti, mund të kemi grupe “ferri”, si p.sh. Itali, Gjermani (ose Francë, apo Holandë) dhe Portugali të shortuara në të njëjtin grup.

Ndarja në Vazo:

Vazo 1: Italia, Belgjika, Anglia, Ukraina dhe Spanja, Gjermania (Franca).

Vazo 2: Franca (ose Gjermania) Zvicra, Kroacia, Kroacia, Polonia dhe me shumë mundësi Holanda dhe Austria.

Vazo 3: Rusia, Portugalia, Turqia, Danimarka, Suedia dhe Republika Çeke.

Vazo 4: Hungari (ose Uells apo Sllovaki), Finlanda dhe katër përfaqësueset që do të kualifikohen në play off-in e Ligës së Kombeve.

Share Messenger

Më të lexuarat