Nga Akili te Pirrua dhe nga Pirrua te Skënderbeu

127 Shares Share Messenger

Ekskluzive nga Altin Kocaqi

Plutarku në ‘Jetët Paralele’ tregon paraardhësit dhe fëmijërin e mbretit legjendare të Shqipërisë së Poshtme, Epirit të pushtuar nga Grekët. Dinastia mbreterore e Shqipërisë së Poshtme rrjedh nga Akili pellazgë dhe vjen deri tek ‘ndërtuesi i ri i Dodonës’ Pirro Shqiponja ose Pirro Burri. Në letërkëmbimet e veta, Gjergj Kastrioti ,e mbanë prejardhjen nga kjo mbretëri e fameshme pellazgjike dhe autoktone. Jo vetëm që mbreti ynë i vetëm dhe legjendar, Gjergj Kastrioti, e mbante prejardhjen nga ky soj i vjetër pellazgjik por në se do vrenim pemën gjeneologjike të pasardhësve të tij aty do shohim shpesh te dalin emrat Akil dhe Pirro në traditën e ruajtur familjare .

Plutarku. ‘Jetët Paralele’

Paraardhësit dhe fëmijëria.

Thonë se i pari që u bë mbret i thesprotëve dhe i molosëve, pas përmbytjes së madhe, qe Faetoni. Ky ishte njëri prej atyre që erdhën në Epir bashkë me Pellazgun. Disa thonë se aty në mes të molosëve banuan Deukalioni e Pirrua, pasi ndërtuan tempullin e Dodonës. Me kalimin e kohës pastaj, Neptolemi, birr i Akilit, me njerëzit që kishte sjell me vete pushtoi vendin dhe la pas tij një dinasti mbretërish, që u quajtën pirridë sepse ai, kur qe fëmijë qe mbiquajtur Pirro, dhe Pirro quajti njërin nga djemtë e tij të ligjshëm, që e kishte me Lanasën, të bijën e Kleodaut, birit të Hyllit. Dhe prandaj edhe Akili në Epir nderohej si hyjni dhe në gjuhën e atij vendi u quajt Aspet.

Pas mbretërve të parë, ndër ata të mesit, të cilët ishin gati barbarë dhe të parëndësishëm për fuqinë dhe ndërmarrjet e tyre, i pari që u dallua, pse zbukuroi qytetet sipas zakoneve greke, u dha dituri dhe ligje të mira, thonë se qe Tarrypa. Biri i Tarrypës ishte Alketa, i Alketës Aryba dhe nga Aryba e Troa lindi Aiakidi. Ky u martua me Ftien, bijën e Menonit thesal, i cili u bë i përmendur për luftën e Lamisë, në të cilën u bë njeriu më në zë pas Leostenit . Nga Ftia Aiakidi pati Diedamenë, Troen dhe Pirron.

Kur molosët ngritën krye, dëbuan Aiakidin dhe thirrën në fuqi të bijtë e Neoptolemit; miqtë e aiakidëve i zunë dhe i vranë, por Androklidi dhe Angeli, me disa të tjerë, mundën ta fshehin Pirron e vogël, që e kërkonin armiqë dhe të ikin…

Pasi shpëtuan kështu nga ndjekësit, arritën në Iliri tek mbreti Glaukia dhe, si e gjetën në shtëpi së bashku me të shoqen, e vendosën fëmijën përdhe në mes të tyre. Mbreti atëherë ra në mendim sepse kishte frikë nga Kasandri, që ishte armik i Aiakidit dhe për një kohë të gjatë po mendohej në heshtje. Në këtë kohë Pirrua vetvetiu u afrua këmbadorar gjer tek mbreti dhe i kapi me dorë rrobën dhe u ngrit në këmbë, duke u mbajtur në gjunjët e tij, e bëri të qeshë një herë, po pastaj i shkaktoi dhimbje, duke qëndruar si një lutës që derdh lot. Disa thonë se ai nuk i ra ndër këmbë Glaukisë, por duke zënë me dorë altarin e perëndive qëndroi pranë tij dhe e pushtoi dhe kjo iu duk Glaukisë se ishte diçka hynore. Prandaj ia dorëzoi Pirron menjëherë të shoqes me urdhër që ta rriste së bashku me bijtë e tjerë dhe, pak më vonë, megjithëse fëmija u kërkua nga armiqtë e tij e megjithëse Kasandri i premtoi dyqind talente, mbreti nuk ia dorëzoi; por kur arriti në moshën dymbëdhjetë vjeç, pasi e dërgoi me një ushtri të madhe në Epir, e vendosi aty në fron…

Share Messenger

Më të lexuarat