Një tjetër gjigant evropian interesohet për Rashicën

Share Messenger

Schalke 04 është skuadra e re që ka shprehur interesim për transferimin e yllit kosovar të Werder Bremenit, Milot Rashica.

Sipas gazetës gjermane “Sport Bild”, Schalke është duke rivalizuar Leipzigun për 23-vjeçarin kosovar. Megjithatë, sipas raportimeve, largimi i Rashicës nga Werderi mund të jetë shumë i kushtueshëm për klubin e njohur gjerman.

Siç shkruan kjo gazetë, Benfica kishte ofruar 18 milionë euro për Rashicën verën e shkuar, por kjo ofertë ishte refuzuar. Sipas raportimeve, Rashica synon të qëndrojë në Bundesligë, ose mund të kalojë vetëm në tri ligat tjera të njohura: Spanjë, Itali e Angli.

Në anën tjetër, Werderi nuk po dorëzohet në tentativat për ta “blinduar” lojtarin. Ai ka kontratë deri më 2022, por klubi është i interesuar të nisë negociatat me lojtarin, transmeton Koha.net. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, pengesë në negociata shihet klauzola e largimit në kontratën e re. Teksa Rashica dëshiron të caktohet një çmim jo të lartë për shitjen e tij, Werderi është i interesuar të fitojë sa më shumë nga shitja potenciale e tij.

Pos Schalkes, për lojtarin që shkëlqeu sezonin e fundit interesim ka shprehur edhe gjiganti italian, Milan. Ky klub, sipas “Calciomercatos”, synon transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Share Messenger

Më të lexuarat