Osmani: Si në vitet ’90, na duhet rimobilizim për ta rimëkëmbur shtetin e Kosovës

Share Messenger

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në qytetin e Klinës ka thënë se LDK-ja do ta kthejë në shpresë për jetësimin e shtetit, raporton Gazeta Blic.Ajo, gjatë fjalimit të saj ka thënë se është e lumtur që ta shohë bashkëveprimin mes demokracisë qytetare, të përfaqësuar nga LDK-ja dhe kristiandemokracisë, të përfaqësuar nga PSHDK-ja.

“Sot në Klinë: Besimin qytetar, LDK-ja do ta kthejë në shpresë për jetësimin e shtetit- Kam ardhur në Klinë e lumtur ta shohë bashkëveprimin mes demokracisë qytetare, të përfaqësuar nga LDK-ja dhe kristiandemokracisë, të përfaqësuar nga PSHDK-ja. Demokristianët janë rikthyer natyrshëm në LDK – adresën e vetme të besimit të qytetarëve të Kosovës. Këtë besim qytetar LDK synon ta kthejë në besim për jetësim të shtetit tonë”, ka thënë ajo.

“Klina, në momentet më vendimtare, në vitet e mobilizimit të madh të viteve ’90, ka ditur të rreshtohet pas presidentit historik, dr. Rugovës. Sot, si në vitet ’90, na duhet rimobilizim nacional për ta rimëkëmbur shtetin e Kosovës. Pas 20 vjetësh zvarritjeje e keqpërdorimesh, ka ardhur koha që me guxim intelektual e besim në bashkëveprimin me qytetarët, republikën t’ua kthejmë qytetarëve, atyre që nuk rreshtën së besuari në projektin tonë”, përfundon shkrimin Osmani.

Share Messenger

Më të lexuarat