Pacolli fton italianët të investojnë në Kosovë

Share Messenger

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka ftuar kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Pacolli në ditën edytë të vizitës në Itali është takuar me Licia Mattioli, zëvendëspresidente për Ndërkombëtarizim dhe Camilla Cionini Visani, drejtoreshë për Çështje Ndërkombëtare, Konfindustria.

Konfindustria është organizata më e madhe e biznesit italian që grupon afro 150 mijë kompani nga sektorë si industria, shërbimet, tregtia, etj, me afro 4.5 milionë të angazhuar.

Gjatë bisedës së punës, numri dy i qeverisë së Kosovës i njohu bashkëbisedueset me legjislacionin shumë të favorshëm të Kosovës për ndërmarrësit në përgjithësi dhe ata italianë në veçanti.

Pacolli e përshkroi mjedisin biznesor të krijuar në vend si njërin nga më dinamikët falë reformave të ndërmarra në sektorë të ndryshëm, duke e bërë Kosovën në 10 vendet më reformatorë të botës.

Ai ftoi kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e punës të përgatitur.

Ai i ftoi kompanitë italiane që të asistojnë Kosovën, me projekte, duke vënë në lëvizje fondet e shumta, që Bashkimi Evropian ofron për Kosovën

Share Messenger

Më të lexuarat