Pacolli tregon teorinë se si mund të mbetët jashtë kuvendit për shkak të Vuçiqit

Share Messenger

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, po konsideron se Aleksandar Vuçiqi mund të ndikojë tek koalicioni i tij me Nismën dhe PD-në që ky koalicion të mos e kaloj pragun zgjedhor.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se aktualisht koalicioni në krye me Fatmir Limajn e ka kaluar pragun zgjedhor, por që sipas tij Beogradi dhe Vuçiqit po i pengon kjo gjë. Ai ka thënë se me votat ilegale dhe të deformuara po mundohen ta deformojnë vullnetin qytetarë.

“Skandali me votat e parregullta të serbëve mund t’i kushtojë Kosovës. Nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun. Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Pacolli.

Më tutje ai ka thënë se procedurat për të qenë votë e rregulltë nuk duhen të anshkolehn.

“Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në posten e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfa duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota.

Kjo është një shkelje e ligjit dhe ne do të ndërmarrim hapa ligjorë për të parandaluar shkeljen e procedurave. Beogradit dhe Vuçiqit po i pengon që koalicioni ynë ka kaluar pragun dhe nuk lejojmë me votat e tij te manipuluara dhe ilegale të deformohet vullneti qytetar”, ka përfunduar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat