PDK kërkon rinumërim të votave: Tregojnë çfarë ndodhi me votat e tyre

Share Messenger

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në PZAP, pasi që dyshohet për parregullsi gjatë numërimit të votave, të zgjedhjeve parlamentare që u mbajten dy ditë më parë.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i PDK’së në KQZ, Betim Gjoshi, i cili ka thënë se disa vota të PDK’së, janë bartur te partitë e tjera.

“Realisht nuk jemi anku për shkak të parregullsive. Por KQZ-ja rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e kanë qenë 25 parti. Ka disa raste që votat tona janë bartë te subjektet e tjera dhe kemi kërkuar rinumërim që votat me u kthy në vend të vetin, asgjë tjetër. Na kemi kërkua që me u rinumërua që me na u kthy rezultati”, ka thënë Gjoshi.

Ndërkohë këtë e ka konfirmuar edhe Mul Desku, kryesues i PZAP, i cili ende nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth kësaj ankese.

Ndryshe KQZ deri tashmë i ka mbetur për t’i numëruar edhe rreth 2 përqind të votave, ku me këtë rezultat, LVV ka dalë e para, pasuar nga LDK dhe PDK në vend të tretë.

Share Messenger

Më të lexuarat