Përfundim dramatik i finales së Ligës së Kombeve, shpallet kampioni në ‘Estadio de Dragao’

Share Messenger

Portugalia është fituese e finales së Ligës së Kombeve përballë Holandës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Estadio de Dragao” në Portugali, kampioni i Evropës ia doli ta mposhtë Holandën me rezultat 1:0.

Nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, Portugalia ka pasur rastet më të mira për shënim.

.
Përkundër rasteve, pjesa e parë u mbyll pa gola (0:0.

Pjesa e dytë nisi më mirë sërish për Portugalinë, e cila arriti ta gjejë golin e epërsisë në minutën e 60-të.

Gonçalo Guedes ishte heroi i Portugalisë i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Kombëtaren portugeze.

Deri në fund të ndeshjes, Portugalia ashtu si edhe Holanda kishin disa raste për gol, megjithatë më nuk u shënua asnjë gol.

.
Kështu, Portugalia arrinë që në tokën e vet ta fitojë trofeun e Ligës së Kombeve.

Share Messenger

Më të lexuarat