Plani B i VV’së: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK

Share Messenger

Vetëvendosja në rast të dështimit të marrëveshjes me LDK’në si opsion e shohin edhe formimin e një qeveria me pakicat.

Nëse nuk mirren vesh me partinë e Mustafës, Vetëvendosje e Kurtit, paralajmëron që do të mund shkojë edhe në qeveri të pakicave.

“Ne po insistojmë në një marrëveshje të drejtë me LDK’në si partner në qeverisje dhe do të tentojmë që deri në fund ta arrijmë. Por, edhe qeveria e pakicave është një opsion, por ne jemi të vendosur që të punojmë drejt një marrëveshje me LDK’në”, tha Sveçla.
Vetëvendosje e sheh shumë gjeneroze letrën që i kanë dërguar LDK’së por jo edhe këta të fundit.

Kutjojmë, që dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK’së që t’ia kthejnë kryeparlamentaritn deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK’ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Më pas kryetari Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron zyrtare. Dy partitë kanë thënë se i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës duke zbehur shpresat për marrëveshje.

Share Messenger

Më të lexuarat