Rashica i gatshëm, vjen në Kosovë

Share Messenger

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, sot(e hënë) gjatë ditës ka mbërritur në Kosovë.

Pasi kishte munguar në ndeshjet e shtatorit për shkak të një lëndimi, Milot Rashica është grumbullar dhe është i gatshëm për ndeshjet e tetorit.

Kosova luan kundër Gjibraltarit në miqësoren e 10 tetorit dhe kundër Malit të Zi në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’, më 14 tetor. Të dyja këto ndeshje Kosova do t’i luajë para tifozëve të vet.

Krahas futbollistëve tjerë, edhe Milot Rashica vjen në formë të lartë. Pas rikthimit nga lëndimi, sulmuesi vushtrrias ka shënuar dy gola, një ndaj Borussia Dortmundit dhe një ndaj Eintracht Frankfurtit.

Rashica sot gjatë ka qëndruar në qytetin e tij të lindjes, Vushtrri, teksa ka shpërndarë edhe një fotografi.

Share Messenger

Më të lexuarat