Rezultatet komplete nga 8 ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve

Share Messenger

Sonte (e martë) janë zhvilluar tetë ndeshjet e para të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Barcelona u befasua në shtëpi nga Slavia Prague, me katalunasit që nuk arritën më shumë se një pikë nga kjo ndeshje.

Borussia Dortmundi arriti që me një rikthim sensacional të shënoi fitore në derbin ndaj Interit. Gjermanët ishin duke pësuar 0-2 pas pjesës së parë, por arritën që në pjesën e dytë të përmbysin gjithçka dhë të shënojnë fitore 3-2.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në Londër mes Chelseas dhe Ajaxit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-4, teksa u ndanë edhe dy kartona të kuq për mysafirët nga Holanda.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Liverpool, arriti fitore 2-1 ndaj Genkut në ndeshjen e zhvilluar në ‘Anfield Road’.

Share Messenger

Më të lexuarat