rogën 3700 euro, para në bankë mbi 70 mijë euro – Pasuria e zëvendës-guvernatorit të BQK-së

Share Messenger

Zëvendës-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Lulzim Ismajli, është ndër zyrtarët publik që ka publikuar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai në posedim ka një banesë që e ka blerë në vitin 2010 dhe ajo vlerësohet të kushtoj 132 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Ismajli vozit një vetur të tipit ‘Audi’ në vlerë 33 mijë euro që e ka blerë në vitin 2017-të.

Zëvendës-guvernatori në ‘NLB Banka’ ka 70 mijë e 332 euro para të gatshme.

Ndërsa të hyrat vjetore të tij janë 45 mije e 141 euro nga paga që merr në BQK. Rroga e tij llogaritet të jetë mbi 3700 euro.

Share Messenger

Më të lexuarat