Rritet vlera e Milot Rashicës, bëhet lojtari më i shtrenjtë nga Kosova

Share Messenger

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, tanimë më është bërë futbollisti më i shtrenjtë nga Kosova, duke e kaluar edhe Valon Berishën.

Valon Berisha llogaritej deri më tani si futbollisti më i shtrenjtë nga reprezantacioni i Kosovës më 7.50 milionë euro, kurse Milot Rashica llogaritej me shumën prej 7 milionë eurove.

Por, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Kosovën dhe skuadrën gjermane, Werder Bremen, tani Milot Rashicës i është rritur vlera prej 185.7%. Sulmuesi vushtrrias gjatë sezonit të fundit ka arritur që të shënoi 12 gola dhe dhuroi 6 asistime në ndeshjet e Bundesligës dhe të Kupës me fanellën e Werderit.

Dhe, sipas faqes së njohur “Transfermarkt” – Milot Rashica vlerësohet me shumën prej 20 milionë eurove në tregun e transferimeve.

Pas Milot Rashicës, lojtarët më të shtrenjtë të Kosovës janë: Valon Berisha – 7,50 milionë euro, Florent Hadërgjonaj 7 milionë euro, Arbër Zeneli – 6 milionë euro, Bersant Celina – 3.50 milionë euro dhe Idriz Voca me 3 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat