Shaqiri festoi me Shqiponjë pasi Liverpool u bë kampion

Share Messenger

Xherdan Shaqiri vazhdon të bëjë krenarë çdo shqiptarë me arritjen e tij në sportin më të popullarizuar në botë, futboll.

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19 ndaj Tottenham Hotspur në Madrid.

Produktet me vaj palme të dëmshme – sqarime pse nuk duhet t’i bleni ato
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
Ky ishte trofeu i gjashtë në histori për klubin e madh anglez në Ligën e Kampionëve duke u bërë klubi i tretë më i trofeshëm në këtë garë.

Trofeu i madh evropian ishte arritje në vete edhe për yllin shqiptar, Shaqiri, i cili më parë kishte fituar edhe me Bayern Munichun.

Dy trofe të Ligës së Kampionëve tanimë janë në statistikat e arritjet e gjilanasit, dhe kjo e bënë krenarë çdo shqiptarë.

Festa e Shaqirit me Joeal Matip (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, e gjitha nuk përfundon këtu pasi Shaqiri nuk e harroi prejardhjen e tij as në festën e madhe të organizuar në Liverpool.

Në paradën e mbajtur në qytetin anglez, ku ishin të mbledhur rreth 750 mijë njerëz, Shaqiri e bërë festimin e tij të zakonshëm, duke e bërë shqiponjën.

Jepe kerrin që e ki, bëhu në Auto Mita me kerr të ri – si në Gjermani

Shqiponja është krenari për shqiptarët që identifikohen me këtë simbol, ndërsa Shaqiri ka festuar disa herë kështu dhe njëri ndër më të famshmit është në Kupën e Botës në Rusi, kur shënoi ndaj Serbisë.

Share Messenger

Më të lexuarat