Shaqiri ndërton shtëpi në lagjen e superyjeve

Share Messenger

Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet si duket nga Liverpooli, edhe pse hapësirat për të janë të pakta.

Ylli shqiptar ka pasur një vit të mirë te The Reds, ku arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Edhe pse në vitin e dytë hapësirat për të janë të pakta, Shaqiri është i vendosur të qëndrojë te Liverpooli.

Gjilanasi është duke ndërtuar një shtëpi në lagjen e famshme Alderley Edge. Ai ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe duket se do ta respektojë atë.

Kësisoj Shaqiri i bashkohet superstarave që kanë pasur shtëpi në lagjen Alderley Edge, një orë larg Liverpoolit me makinë.

Në këtë lagje më parë kanë pasur shtëpi të tyre edhe Cristiano Ronaldo, Mario Balotelli, ndërsa vazhdojnë aty jeton Rio Ferdinand e kohë pas kohe edhe David Beckham.

E për ta mbikëqyrur punën në shtëpinë e re, Shaqiri ka marrë një shtëpi me qira afër.

“Jam i interesuar për pasuritë e patundshme, edhe në Zvicër kam disa prej tyre. Mund ta imagjinoj vetën të punoj në këtë drejtim pas karrierës sime”, tha Shaqiri për Blick.

27-vjeçari nuk po gjen hapësira te Liverpooli këtë edicion, pasi ka luajtur vetëm 11 minuta në Ligën Premier.

Share Messenger

Më të lexuarat