Shkruajnë se e ëndërron kalimin te Real Madridi, reagimi i Milot Rashicës është tejet qesharak

Share Messenger

“Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje”.

Sipas faqes “welovekosovo” në Instagram, këto ishin fjalët e Milot Rashica të thëna më parë.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht vetë futbollisti i Werder Bremenit, i cili personalisht e ka demantuar këtë lajm.
“Pse po rreni”, ishte komenti tallës i vushtrriasit në postimin e faqes së sipërpërmendur.

Ndryshe, Rashica ka qenë futbollisti kryesor i Werder Bremenit në edicionin e kaluar dhe në pjesën e parë të edicionit actual.

Momentalisht, vlera e tij në tregun e transferimeve është 35 milionë euro, gjithnjë sipas “Transfermarkt”.

Share Messenger

Më të lexuarat